Nga shitja e Mudryk te Chelsea, presidenti i Shakhtarit ndan 25 milionë për ushtrinë ukrainase

Nga shitja e Mudryk te Chelsea, presidenti i Shakhtarit ndan 25 milionë për ushtrinë ukrainase

Tashmë është mbyllur gjithçka dhe sulmuesi ukrainas, Mykhailo Mudryk është lojtari më i ri i Chelsea.

Nga e gjithë kjo, presidenti i Shakhtarit, Akhmetov ka vendosur që 25 milionë nga shitja e Mudryk te Chelsea t’i ndajë për ushtarët e Ukrainës që ndodhen në luftën me Rusinë, shkruan Periskopi.

Pra, ai tha se do të ndaj një shumë nga shitja e sulmuesit për ushtarët ukrainas.

“Unë po ndaj 25 milionë dollarë sot për të ndihmuar ushtarët tanë, mbrojtësit dhe familjet e tyre”, tha ai.

Ndryshe, Shkahtari dhe Chelsea do të luajmë një miqësore në Donbass Arena në Donetsk të Ukrainës.

Shpërndaje në: