Del video: Kepa provokoi rëndë tifozët e Crystal Palace, dhe për pak sa nuk u godit me një shishe në kokë
Dje, në kuadër të xhiros së 20-të të Premierligës, Chelsea fitoi në shtëpi ndaj Crystal Palace me rezultat 1:0.
Goli vendimtar u shënua nga Kai Havertz në minutën e 64-të. Skuadra e Crystal Palace ishte jashtëzakonisht e rrezikshme deri në fund – teksa për Chelsean një punë të mirë bëri edhe Kepa Arrizabalaga, i cili luajti shkëlqyeshëm dhe shpëtoi rrjetën e tij.
Megjithatë, ai vendosi të vidhte kohë në fund të lojës dhe nuk e bëri atë në një mënyrë shumë diskrete që shqetësoi tifozët e Crystal Palace.
Nga ana tjetër, kjo metodë “provokimi” ka gëzuar fansat vendas, të cilët e kanë pranuar batutën e tij dhe kanë filmuar gjithçka.
Crystal Palace në ato momente po sulmonte dhe pasi topi shkoi jashtë portës, Kepa vendosi ta rikthejë në tribunë.
Kanë qenë tifozët e skuadrës kundërshtare që ia kanë kthyer topin, por Kepa nuk ka dashur që loja të vazhdojë, ndaj ka vonuar.