Gol që nuk shënohet shpesh – Mbrojtësi i ri i Liverpoolit çmendi tifozët me këtë goditje nga më shumë se 50 metra
Lojtari i ri i Liverpool-it, Billy Koumetio shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjysma e fushës gjatë një ndeshjeje të Kupës midis ekipit U21 të Reds dhe PSG U21.
Liverpool fitoi me rezultatin final në 4-2, me Koumetio që shënoi dy herë, shkruan Periskopi.
20-vjeçari është lidhur së fundmi me një huazim me Austria Vjenën, pasi ka bërë vetëm dy paraqitje në të gjitha garat që nga 3 shtatori.
Gjatë pushimit të Kupës së Botës , francezi i ri e kaloi kohën e tij në akademinë e Reds, përpara se të tërhiqej zyrtarisht nga skuadra e Jurgen Klopp në fillim të janarit.
Shikoni më poshtë golin e tij: