Joao Felix shmang fanellën e mallkuar me numrin nëntë te Chelsea

Joao Felix shmang fanellën e mallkuar me numrin nëntë te Chelsea

Joao Felix ka shmangur fanellën e mallkuar të Chelseat me numrin nëntë, por nuk i është dhënë numri i preferuar i skuadrës, pasi u konfirmua huazimi i tij.

Pas shumë javësh spekulime për një lëvizje të mundshme në Manchester United ose Arsenal, Felix më në fund është transferuar te Chelsea deri në fund të sezonit, shkruan Periskopi.

Blutë kanë nevojë serioze për gola dhe do të shpresojnë që ylli i Portugalisë i cili bëri përshtypje në Kupën e Botës, mund të jetë përgjigja.

Një gjë që ata me siguri do të shpresojnë të shmangin është që ai të dështojë si nënshkrimet e verës si Raheem Sterling dhe Pierre-Emerick Aubameyang, të cilët nuk e kanë mbajtur reputacionin e tyre deri më tani.

Aubameyang aktualisht mban numrin 9’të të Chelsea dhe ky po konsiderohet si numri famkeq i futbollistëve që e kanë bartur kohëve të fundit.

Jo vetëm kaq, por Aubas…iu dha edhe numri nëntë i mallkuar i skuadrës , diçka që shumë prej yjeve më të fundit të Stamford Bridge kanë dështuar.

Por, ndryshe nga Aubameyang, Felix do të veshë fanellën me numrin 11, të cilin e kishte veshur edhe për Portugalinë në Katar muajin e kaluar, e cila u lirua nga Timo Werner kur u largua gjatë verës./Periskopi/

Shpërndaje në: