U transferua tek Cluj, këto janë fjalët e para të Ermal Krasniqit
Ermal Krasniqi karrierën do ta vazhdojë në Rumani.
Cluji njoftoi zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes për transferimin e kosovarit.
Klubi rumun përmes njoftimit uroi mirëseardhje Krasniqit, por nuk zbuloi detajet e marrëveshjes.
Tani, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Krasniqi ka falënderuar klubin e Ballkanit, presidentin e këtij klubi dhe tifozët gjithashtu, si dhe familjen e tij.
24-vjeçari gjithashtu theksoi se transferimi i tij në Rumani është hap i rëndësishëm për realizimin e ëndrrës së tij në futboll.
Postimi i plotë nga Krasniqi (pa ndërhyrje):
“Të dashur miq,
Me anë të këtij njoftimi dua të ju njoftoj, se nga sot kam nënshkruar kontrate me klubin e futbollit Romun CFR 1907 CLUJ, një hap i rëndësishëm drejt realizimit të ëndrrës time futbollistike.
FC Ballkani do të ketë një vend special në zemrën time, ku u rritëm së bashku dhe arritëm suksese historike si në aspektin vendor, edhe në atë ndërkombëtar.
Faleminderit bashke lojtarëve, trajnerëve, presidentit Arsim Kabashi dhe në veçanti tifozëve „XHEBRAILAT“ dhe secilit që ishte pjesë e klubit sa isha aty.
Falënderim të veçante për Familjen time për përkrahjen e vazhdueshme, e po ashtu agjentit tim Kastriot Telaku.
I juaji Ermal Krasniqi”.