Zyrtarizohet transferimi i Ermal Krasniqit te Cluji

Zyrtarizohet transferimi i Ermal Krasniqit te Cluji

Ermal Krasniqi karrierën do ta vazhdojë në Rumani.

Cluji ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes për transferimin e kosovarit.

Klubi rumun përmes njoftimi i ka uruar mirëseardhje Krasniqit, teksa ka shkruar edhe pak prej karrierës së tij.

Megjithatë, Cluji nuk ka zbuluar detajet e marrëveshjes.

Krasniqi në tre sezonet e fundit ishte pjesë e Ballkanit, për të cilin ka bërë 105 paraqitje.

Në fanellën e kampionit të Kosovës, 24-vjeçari shënoi 39 gola dhe dha 17 asistime. Falë formës së mirë, ai u ftua në nëntor të vitit të kaluar nga Kombëtarja A e Kosovës për miqësoret kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.

Bazuar në raportimet nga mediat në Rumani, Krasniqi ka nënshkruar kontratë të vlefshme për katër vite e gjysmë – teksa Ballkani ka përfituar 375 mijë euro nga shitja e tij

Shpërndaje në: