Muller i qëndron besnik kombëtares së Gjermanisë, nuk pensionohet

Muller i qëndron besnik kombëtares së Gjermanisë, nuk pensionohet

Legjenda e Bayern Munchen dhe Gjermanisë, Thomas Muller ka kundërshtuar mundësinë që ai është pensionuar nga Kombëtarja

Gjermania u eliminua në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit këtë dimër pavarësisht së fitoi 4-2 kundër Kosta Rikës në ndeshjen e tretë. Muller la të kuptohet pas ndeshjes që ajo mund të jetë ndeshja e fundit e tij për Die Mannschaft, por sulmuesi veteran është tërhequr nga fjalët e tij, duke pranuar që ai do të jetë i gatshëm për skuadrën e Hansi Flick për kampionatin europian që do të mbahet në Gjermani.

“Ish shumë i emocionuar pas ndeshjes me Kosta Rikën, natyrisht”, tha Muller në një konferencë për shtyp. “Ishte një moment i mërzitshëm, sidomos për shkak se ne u eliminuam edhe pse e fituam ndeshjen. Kam pasur komunikim shumë të mirë me Hansi Flick. Derisa jam një futbollist profesionist, gjithmonë do të jem i gatshëm për Kombëtare. Varet nga trajneri kur do të vendos, nëse apo si. Qëllimi është të jemi të suksesshëm përsëri. Hansi ka shumë opsione në sulm. Unë jam shumë i relaksuar, por do të jem absolutisht aty nëse trajneri ka nevojë për mua”.

Pavarësisht së Muller luan një pjesë integrale në Botërorin e 2014-ës që e fitoi Gjermania në Brazil, sulmuesi që nga atëherë është eliminuar me Kombëtaren e tij dy herë në fazën e grupeve në dy Botëror rresht. Pavarësisht se nuk kishin fat, futbollisti i Bayernit do t’i jepte Flickut përvojë në Euro 2025, pasi që ai ka shënuar 44 gola në 121 paraqitje duke e bërë atë golashënuesin e tretë më të mirë në Botëror derisa ai ka shënuar 10 gola dhe është pas Kylian Mbappe (12) dhe Lionel Messi (13).

Me ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 që do të ndodh në mes të marsit, fokusi i Mullerit do të jetë me Bayernin, të cilët kthehen në aksion në Bundesliga më 20 janar me një ndeshje kundër RB Leipzig.

Shpërndaje në: