E fundi: Hugo Lloris pensionohet nga Kombëtarja e Francës
Portieri i Francës, Hugo Lloris ka vendosur përfundimisht që të pensionohet nga Kombëtarja e Francës.
Lloris në moshën 36 vjeçare ka njoftuar pensionimin e tij nga ‘gjelat’ kështu njofotn gazeta franceze, Lequipe, përcjellë Periskopi.
Portieri francez largohet pas Botërorit të madh në Katar, ku me skuadrën e tij ishin edhe njëherë në finale pas triumfit që e kishin në vitin 2018.
Kujtojmë se Lloris me Francën ka plotë 139 paraqitje në të gjitha garat, ka tre kartona të verdhë dhe një të kuq./Periskopi/