“Shumë pak përmenden ose vetëm atëherë kur bëjnë gabime gjatë gjykimit të tyre” – Si e kaluan vitin 2022 gjytarët kosovarë
Shumë pak përmenden ose vetëm atëherë kur bëjnë gabime gjatë gjykimit të tyre në fushë dhe askush nuk e mendon se sa përgatitje të madh bëjnë gjyqtarët para një ndeshje futbolli.
Gjyqtarët kanë edhe stërvitje rraskapitëse, madje të përcjelluar me shumë lëndime, shkruan Periskopi.
Edhe gjyqtarët përgatitën fuqishëm për një ndeshje futbolli që zgjatë 90 minuta, pasi gjatë gjithë kohës janë në lëvizje bashkë me lojtarët për të indetifikuar situatat e dyshimta në lojë.
Për të njohur më shumë ecurin e punës së tyre se si përgatiten ata, a përballen me lëndime dhe sa i vështirë ishte viti 2022 për ta, Periskopi ka biseduar me dy nga gjytarët kosovarë, Genc Nuzën dhe Alban Shalën, dyshja treguan rreth punës së tyre dhe se sa e vështirë është ta ushtrosh profesionin e njeriut që ndanë drejtësinë.
Genc Nuza fillimisht tregoi për vështirësitë që hasin gjyqtarët gjatë një viti kalendarik, duke përmendur edhe stërvitje si shtyllën kryesore të një gjyqtari.
“Profesioni i një gjyqtari të futbollit sa është i vështirë po aq është specifik shumë pak njërëz mund të përballojn një profesion të tillë për faktin që gjyqtarët marin vendime të shumta dhe vështira gjatë një ndeshje dhe mesatarja e saktesisë është shumë e lartë në krahasim me gabimet e akterëve tjerë gjatë lojës. Gjyqtarët në futbollin e tanishëm duhet të jenë Atlet dhe kur e them këtë kam parasysh se të jesh në nivele të larta atëherë duhet të bësh stërvitje të rregullta dhe më shumë intensitet përshakak që po e shohim se çfarë futbolli i shpejt e dinamik luhet në ditët e sotit, e një gjyqtar duhet t’i vrapojë përafërsisht 10 deri 12 km për të qenë afër situatave në ndeshje”, tha Nuza.
“Për mua si gjyqtar çdo ndeshje është sikurse finale qoft edhe miqësore sepse përsëri ti si gjyqtar nuk duhet të gabosh por normalisht ndeshjet e nivelit të lartë kërkojnë më shumë përgatitje psiqike dhe duhet më shumë menagjim sepse pergjithësia ështe më e madhe”, vazhdoi ai.
Nunza shpalosi edhe përvojnë e tij në ndarjen e drejtësisë në miqësoren Shqipëri – Italia, ku tha se i gjith stafi i tij treguan nivel të lartë në atë takim.
“Shqipëri – Itali ishte një ndeshje më shumë se miqësore sepse e pam gjatë takimit kishte edhe disa fërkime dhe u dhanë 4 kartonë të verdh, ishte diçka shumë e mirë për mua dhe asistentët e mi ku mendoj që treguam nivel dhe pergatitje që mundemi edhe nivelin kampionet boteror dhe evropian te gjykojmë pa problem”, u shpreh Nuza.
Gjyqtari kosovar gjithashtu foli edhe për momentet më të sikletshme gjatë një ndeshje futbolli dhe për lëndimet që ata përballen.
“Ka pasur shumë momente, ai më i sikletshmi ishte në ndeshjen e parë ndërkombëtare kur debutuam në takimin, Turqi – Moldavi mbasi u kënduan himnet pashë që nuk e kisha (bilbilin me vete) normalisht për shkak të emocioneve e kisha harruar në zhveshtore.Ka shumë raste që gjyqtarët lëndohen gjatë stërvitjeve dhe lëndimet më së shumti vijnë nga ngarkesat që i bëjmë, por normalisht ne kemi programe të stërvitjeve për t’i ikur lëndimeve”, tregoi Genc Nuza.
Për punën e gjyqtarit që realisht duket e lodhshme dhe më shumë përgjegjësi për Periskopin foli edhe Alban Shala, si Nuza edhe Shala tregoi për vështirësitë e këtij profesion por përmendi edhe disa të mira.
“Është shumë e vështirë ta ushtrosh profesionin e gjyqtarit posaçërisht në lojë të mëdha e sidomos kur si gjyqtarë me punën e vazhdueshme ndërvite ke krijuar pritshmëri e cila fatkeqësisht shpesh herë ndodhë pa dashje të mos përmbushet ngase është e pamundur që gjatë ndeshjeve të mos ndodhin gabime. Ka shumë sfida sepse si profesion duhet shumë përkushtim dhe përgatitje fizike psiqike emocionale. Është e padiskutueshme që po çdo herë duhen përgatitjet fizike në mënyrë që të jemi në formë për të bërë punën si duhet . Gjatë referimit përveç forcës së mendjes duhet dhe ajo fizike për të qenë pothuajse në hap me secilën situaëtë që ndodhë në fushë në mënyrë që vendimet të jenë sa më reale dhe me reagim në kohë”, tha fillimisht Shala.
Shala tutje tha se një gjyqtar duhet të ketë përgatitje të lartë fizike, por përveç asaj ai tregoi se ngarkesa psiqike në ndeshje është e madhe.
“Aspak e lehtë të përgjigjem në këtë pyetje sepse është e vështirë me fjalë ngarkesën psiqike dhe emocionale nëpër të cilën kalohet gjatë referimit në këto ndeshje . Personalisht e them këtë mbase dëshira e madhe për të qenë i drejtë dhe i pa anshëm shpesh në mënyrë të pavetëdijshme e thellon gjendjen emocionale, por falë pjekurisë në profesion dhe përvojës dhe dëshirës për referim të drejtë në secilën ndeshje jo vetëm në ndeshje të mëdha kjo tejkalohet lehtë. Rol këtu luan edhe bashkëpunimi me ekipin kolegët dhe sistemi VAR i cili na e ka lehtësuar shumë punën në ndarjen e drejtësisë”, tregoi ai.
Gjyqtari, Shala tregoi edhe për momentin me interesant që i ka ndodhur gjatë gjykimit të një ndeshje.
“Nuk kam pasur momente qesharake gjatë referimit këtë vit por nuk mund të them se s’ kemi pasur momente të sikletshme do të veçoja rastet kur u kam asistuar disa kolegëve në momente të rëndësishme ndihmesë kjo që ka ndikuar në vendimet në ndarjen e drejtësisë. Jam ndier në siklet sepse nuk isha as të ndërhyj as mos të ndërhyjë në disa vendime. Moment interesant do të përmendi rastin me kolegun i cili ishte gjyqtarë kryesorë në një ndeshje ndërsa unë që kam qenë gjyqtar i katërt dhe kam ndikuar në ndryshim vendimi i cili rezultoi të ishte i saktë dhe shumë i madhë por që na nxori si ekip më rezultat pozitiv. Gjithashtu, delegimi në Konferencë Ligë të deleguar nga Federata e Futbollit të Kosovës në ndeshjen Viking vs Sparta Praha e cila ka qenë një ndeshje mundësi për të prezantuar ekipin nga Kosova në mënyrë të dinjitetshme e që jemi vlerësuar lartë për këtë fakt jemi gëzuar shumë sepse në mënyrë të pavetëdijshme u bëmë dhe ambasador për shtetin e Kosovës. Në këtë ndeshje isha në cilësinë e gjyqtarit të katërt.”
“Ndërsa momenti tjetër interesant ishte ndeshja miqësore ndërmjet Turqisë dhe Skocisë .Ndeshje kjo që u përcoll me mbi 30 mijë shikues e që për mua në veçanti në këtë lojë ishte takimi me lojtarë yje të futbollit turk dhe skocez e njëherë dhe asistimin e lojës me VAR bashkë me kolegen Lumturie Muhadri ”, vazhdoi ai.
Albani për fund tha se ndodh që gjyqtarët të lëndohen e të zëvendësohen nga dikush para ndeshjeve, gjithashtu tregoi se a kishte gabime në referim gjatë Kampionatit Botëror Katari 2022.
“Po ka pasur raste kur gjyqtarët janë lënduar dhe po edhe kjo është pjesë e punës sikurse në secilin sport. Personalisht nuk më ka ndodhur asnjëherë gjatë këtyre 13 viteve referim ndoshta kjo edhe falë përgatitjeve të vazhdueshme fizike dhe tretmaneve fizitereapeutike”, tha ai.
“Gabimet në referim janë të pashmangshme pavarsisht nivelit të referimit janë pjesë e punës sepse është e pamundur që gjatë proçesit të lojës mos të të ikë diçka. E tillë ishte gjendja në disa prej ndeshje që kam arritur ti përcjellë në këtë kampionat pra kishte gabime. Ndërsa sa i përket dyshimeve nuk kam pasur “, u shpreh Shala.
Pak përmende ose vetëm atëherë kur lojtarët dhe trajnerët ankohën për referimin e tyre, por pa gjyqtarë nuk mund të fillojë asnjë ndeshje./Periskopi/