Romano: Felix huazohet te skuadra e Chelseas
Skuadra e Chelseat ka arritur marrëveshje me Joao Felix për huazimin e tij.
Chelsea ka arritur një marrëveshje verbale për të huazuar Joao Felix nga Atletico Madrid, raporton eksperti i merkatos, Orstein.
Një marrëveshje nuk është nënshkruar, por skuadra e Premier League pritet të paguajë një tarifë prej 11 milionë euro, e cila është më e ulët se çfarë kërkonin fillimisht homologët e tyre në La Liga.
Ka pasur interesim nga Manchester United dhe Arsenal, por Felix është i vendosur të zgjedhë Chelsean, pasi është tërhequr nga projekti i tyre.