Trajneri i ri i Shqipërisë, Sylvinho do të prezantohet sot në “Air Albania”
Sylvio Mendes Campos Junior do të prezantohet sot nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Braziliani edhe zyrtarisht nga dita e sotme do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë.
I njohuri si Sylvinho do të zëvendësojë në këtë detyrë Edoardo Rejan, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë.
48-vjeçari ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin, Pablo Javier Zabaleta Girod, dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.
Sylvinho dhe stafi i tij do të jenë sot në Tiranë për të hedhur firmat në kontratë dhe më pas për të bërë prezantimin e tyre në ora 11:00 në sallën e stadiumit “Air Albania