Një gotë verë ose birrë në ditë, ja çfarë mrrekullie na jep

Një gotë verë ose birrë në ditë, ja çfarë mrrekullie na jep

Shkencëtarët kanë llogaritur se një gotë verë në ditë, shton 1 vit e 3 muaj jetë për mashkullin, dhe 1 vit e gjysmë jetë për femrat, krahasuar me ata persona që nuk e pinë një pije të tillë.

Ky fakt tregohet nga një studim i publikuar në revistën “Annals of epidemiology”, i drejtuar nga studiuesit Nicola Orsini dhe Andrea Bellavia të cilët punojnë pranë institutit Karolinska, në Stokholm.

U vu re se një gotë verë, ose një gotë birrë në ditë, cilësohet si një sasi e moderuar e konsumit të alkoolit dhe ndikon në jetëgjatësinë e njerëzve, por nëse kalohet në dy gota ose më tepër, atëherë efekti i alkoolit kthehet në të kundërt. Ekspertët kanë analizuar të dhënat e konsumit të përditshëm të alkoolit, të 67 mijë personave me moshë mesatare, për 15 vjet me radhë. /KosovaPress/

Shpërndaje në: