Ahmeti: Futbolli ka nis të humbas miliona euro, lojtarët tash po na i merr edhe Finlanda
Ish-zëvendëssekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti ka kritikuar këtë federatë në lidhje me ngjarjet e fundit.
Ai nëpërmjet një postimi reagoi në lidhje me largimin e fundit të Agon Sadikut nga kombëtarja e Kosovës në drejtim të asaj të Finlandës.
Agon Sadiku, futbollisti i cili ishte paraqitur në dy ndeshje miqësore për Kosovën në muajin nëntor vitin e kaluar, është grumbulluar me Finlandën për ndeshjet e janarit.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Arianit Ahmeti. Ky është postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:
FFK nuk i plotësoi kriteret për licencim, por duket se nuk po i plotëson as kushtet e lojtarëve që po e braktisinë Kombëtarën! Pse nuk u licencua FFK?! Pse Agon Sadiku braktisë Kosovën për Finlandën?!Federata e Futbollit të Kosovës e humbi dhjetorin e 2022, tani edhe janarin e 2023, e kush e di edhe sa muaj të tjerë, per shkakun se nuk po licencohet nga MKRS. Për shkak të problemeve organizative që i mungojnë dhe problemeve me ligjin, si dhe pozitat qe mbajnë krerët e FFK-së. Dihet se Kryetari i FFK-së ka edhe aktakuzë të konfirmuar duke shkuar në gjykatë për korrupcion, hera e fundit me 7 Nëntor 2022. Sekretari i FFK-së është ushtrues detyre në federatë, por që ushtron edhe detyrën e avokatit me kompanin e tij “Hodaj&Partners”. Se a ka konflikt interesi pozita e tij si U.D Sekretarit Gjeneral i FFK dhe avokat për ta mbrojtur Agim Ademin në Gjykatë duhet ta vlersojnë organet e drejtësisë.Por tani më është fakt që për shkak të këtyre dy emrave Agim Ademi dhe Taulant Hodaj (rekomandimet e MKRS), FFK nuk është licencuar, madje për vitin 2022 Federata e Futbollit të Kosovës ka humbur rreth gjysmë milioni € (euro) nga mos marrja e vërtetimeve për sponsorizim shkak mos licencimi. Për të mbajtur pozitën në kundërshim me çdo ligj/rregullore/statut dhe kod të etikes Agim Ademi klubeve si duket ju ka humbur mjetet që llogaritet të jenë miliona euro nga sponsorizimi, në mungesë të marrjes së vërtetimit nga MKRS dhe do humbasin edhe miliona tjerë si duket, nëse nuk ka reflektim të vet klubeve. FFK në vend se të ishte servis për klubet është berë penges e cila po i ngulfat vet ato duke i quar në prag falimentimit.Problemi tani më është kredibiliteti i institucionit të futbollit tonë, futbollistët po e braktisin Kombetarën e Kosovës jo me vetëm për Shqiperinë, Zvicrrën, Gjermaninë apo Suedinë, por edhe Finlanda po ia merr lojtarët Kosovës. Lexo deklaraten e Agon Sadikut përse ka ndryshuar fanelën Kosovës dhe i është bashkuar Finlandës.Është mirë ta dinë Komuniteti i Futbollit të Kosovës se çfarë “borxhi” i paskan Agim Ademit, i cili e ka kthyer Institucionin më të lartë të futbollit në vend si mburojë të tij, duke u fshehur pas FFK-së për të kaluarën e tij me vepra kriminale.