Ronaldo nuk do paguajë për asgjë në Arabinë Saudite

Ronaldo nuk do paguajë për asgjë në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo ka nënshkruar kontratë me Al Nassr nga Arabia Saudite deri në qershor të vitit 2025 dhe për dy vite e gjysmë qëndrim në këtë skuadër do të marrë 500 milionë euro. Megjithatë, CR7 nuk merr vetëm para, por shumë privilegje të tjera të çuditshme që e bëjnë jetën e tij në Riad edhe më të lehtë.

Cristiano Ronaldo do të marrë gjysmë miliardë euro nga Arabia Saudite në dy vjet e gjysmë në kontratën më të shtrenjtë të nënshkruar ndonjëherë nga një futbollist.

Megjithatë, përveç parave që do të marrë, portugezi gëzon një luks të paparë për një sportist dhe nuk paguan absolutisht asgjë nga xhepi i tij.

Ronaldo dhe familja e tij përdorën një vilë luksoze 14 milionë euro në Riad. Ndodhet në një pjesë të qytetit të ndërtuar vetëm për të pasurit që vijnë nga perëndimi dhe në këtë vendbanim rregullat e sheriatit nuk zbatohen si në pjesën tjetër të vendit.

As kjo nuk është e gjitha. Ronaldo dhe familja e tij kanë në dispozicion diçka që asnjë futbollist tjetër në histori nuk e ka marrë dhe privilegjet që ai ka duken vërtet joreale.

Familja e plotë ka një përcjellje ekskluzive kudo që shkojnë. Një agjenci u punësua për të ndjekur çdo lëvizje të Ronaldos dhe familjes së tij dhe një ekip elitar kujdeset për sigurinë e tyre.

Gjithashtu, klubi i siguroi atij pesë makina luksoze, një supermarket privat dhe një qendër tregtare private ku mund të blejë me qetësi gjithçka që i nevojitet.

Nëse mendoni se privilegjet përfundojnë me kaq, e keni gabim. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që ai mori me nënshkrimin e kontratës me Al Nassr.

Ai ka në dispozicion tre restorante personale. Në çdo moment, CR mund të zgjedhë se çfarë dëshiron të hajë dhe ajo do t’i bëhet dhe do t’i shërbehet menjëherë.

Duke qenë se portugezit të famshëm i pëlqen të stërvitet më shumë se të tjerët, klubi është kujdesur që t’i sigurojë kushte maksimale për përgatitjen e ndeshjeve dhe gjërat që ka afër shtëpisë janë të pabesueshme.

Ata i siguruan atij një pishinë olimpike, dy fusha futbolli, një fushë basketbolli dhe dy palestra të pajisura plotësisht.

Shpërndaje në: