Man City nuk gabon as ndaj Chelseas
Manchester City ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Chelseat.
“Citizens” mposhtën “Blutë” e Londrës me rezultat minimal 0:1 në kuadër të javës së 19-të në Premierligë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, por me dy zëvendësime të detyruara te Chelsea.
Sterling dhe Pulisic u desh të largohen herët nga ndeshja, duke lënë vendin për Aubameyang dhe Chukwuemeka.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Riyad Mahrez, pas asistimit të bukur të Jack Grealish.
Me këtë fitore, Manchester city tani shkon në kuotën e 39 pikëve dhe i afrohet në pesë pikë liderit, Arsenalit.
Në anën tjetër, Chelsea vazhdon me formë të dobët dhe gjendet i 10-ti në tabeë me 25 pikë të grumbulluara.