Mediat ndërkombëtare raportojnë: Nuk pranoi të ia jep numrin 7 Ronaldos, klubi arab ia shkëput kontratën këtij futbollisti
Në ditët e fundit të vitit 2022, Cristiano Ronaldo firmosi atje ku të gjithë e prisnin. Ai nënshkroi për Al-Nassr të Arabisë Saudite.
Portugezi i tha lamtumirë futbollit të nivelit të lartë, por mirëpriti edhe qindra milionë në llogarinë e tij bankare.
Së fundmi po qarkullojnë informacione se Jaloliddin Masharipov nuk ka dashur t’i japë “numrin” e tij portugezit, ndaj sauditët e zgjidhën duke i shkëputur kontratën dhe tashmë 29-vjeçarin e pret një e ardhme e pasigurt.
Kështu, Masharipov u bë vik.tima e parë e transferimit të Ronaldos dhe nuk ka dyshim se të gjithë lojtarët e Al-Nassr do të duhet të përshtaten me lojën e futbollistit më të njohur sot.