Barcelona dhe Espanyoli ndajnë pikët
Barcelona dhe Espanyoli kanë ndarë pikë në javën e 15-të në La Liga.
Derbi lokal i zhvilluar sot në “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 1:1.
Marcos Alonso kaloi fillimisht vendasit në epërsi në minutën e shtatë, me Barçën që shkoi në pushim me epërsi minimale.
Mysafirët barazuan shifrat në minutën e 73-të përmes Joselu, i cili u tregua i saktë nga penalltia.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje u panë edhe dy kartonë të kuq. Jordi Alba u përjashtua në minutën e 78-të, kurse Vinicius Souza dy minuta më vonë.
Barcelona pas këtij barazimi ka 38 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, por tani me pikë të njëjta me Real Madridin.
Espanyoli me 13 pikë ndodhet në pozitën e 16-të.