Fusha Sintetike e Futbollit të Trepçës’89 do ta mbajë emrin e Erion Kajtazit

Fusha Sintetike e Futbollit të Trepçës’89 do ta mbajë emrin e Erion Kajtazit

Klubi i Trepçës’89 ka vendosur që të emërojë fushën sintetike të futbollit afër Liqenit në Mitrovicë me emrin e Erion Kajtazit, 16-vjeçarit që u nda nga jeta në fushën e lojës si pasojë e një arresti kardiak.

Klubi i Trepçës’89 thotë se në nder të veprës së Kajtazit stadiumi sintetik do të mbajë emrin e tij, shkruan Periskopi.

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌

Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se neser ditë e Enjte me fillim nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e Emërimit të Fushës Sintetike të Futbollit afër Liqenit në nder të ish futbollistit të KF Trepçës’89, Diamantit tonë – Erion Kajtazi.
Në ceremonin e Emërimit do të jenë të pranishëm krerët e Komunës së Mitrovicës dhe Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ju ftojmë të gjithëve që të jeni të pranishëm në emërinë e Fushës Sintetike në nder të Djaloshit të Mitrovicës, Diamantit tonë – Erion Kajtazi.
Me respekt
Presidenti i KF TREPÇA’89
z.Abedin Zeka – Beki.

Shpërndaje në: