Lionel Messi u bllokua nga fansat teksa mbërrin në festën e 15-vjetorit të mbesës së tij
Messi padshim se tani është njeriu më i famshëm në botë, kjo u rrit edhe më shumë pas triumfit në Kupën e Botës.
Një video e re tregon 35-vjeçarin teksa mbërrin në festën e 15-vjetorit të mbesës së tij në Rosario, ai u bllokua nga fansat e tij që i dolën makinës përpara, shkruan Periskopi.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain shënoi dy herë në finale (dhe shtatë gola në përgjithësi) përpara se të shënonte me gjakftohtësi goditjen e tij nga pika në gjuajtjen e penalltive kundër Francës.
Për shumë, rezultati konfirmoi statusin e Messit si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, dhe askund nuk ishte më e dukshme kjo sesa në vetë Argjentinë.
Një video, e shpërndarë fillimisht nga Telenoche Rosario, tregon Messin duke mbërritur në festën e ditëlindjes së mbesës së tij.
Megjithatë, e prisnin një mori tifozësh futbolli, të gjithë të etur për të parë superyllin.
Shumë nga të pranishmit mund të dëgjoheshin në video duke brohoritur ‘dale campeon’ – ose ‘shkojmë kampion’.
Messit – i cili ishte duke vozitur – iu desh pak kohë për t’i larguar fansat, të cilët rrethuan makinën e tij për t’iu afruar sa më shumë idhullit të tyre.
Shikoni pamjet: