Dhoma ku ka qëndruar Lionel Messi gjatë Kupës së Botës do të bëhet muze

Dhoma ku ka qëndruar Lionel Messi gjatë Kupës së Botës do të bëhet muze

Është bërë e ditur se dhoma ku ka qëndruar Lionel Messi gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar do të bëhet muze.

Messi frymëzoi Argjentinën drejtë triumfit të Kupës së Botës, pasi ata arritën të mposhtin kampionët e vitit 2018 Francën me penallti, shkruan Periskopi.

Derisa në Argjentinë po festohet për triumfin e tyre, Katari i ka bërë nderimet e veta Messit duke e kthyer dhomën e tij në një muze.

Agjencia e Lajmeve të Katarit shkroi në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter: “Universiteti i Katarit njoftoi se do të transferonte dhomën në të cilën lojtari argjentinas Lionel Messi qëndroi gjatë Kupës së Botës FIFA Katar 2022 në një muze të vogël”.

Besohet se dhoma nuk do të jetë më e hapur për të pritur mysafirë dhe se gjithçka që Messi ka lënë në të do të ruhet pasi ata e kthejnë dhomën në një mini muze për studentët dhe vizitorët në vend./Periskopi/

Shpërndaje në: