Arsenali do të ndërtojë një statujë për të nderuar Arsene Wengerin

Arsenali do të ndërtojë një statujë për të nderuar Arsene Wengerin

Arsenali po përgatitet të nderojë legjendën, Arsene Wenger, me një statujë jashtë stadiumit “Emirates” në të ardhmen e afërt.

Wenger, i cili fitoi dhjetë trofe në më shumë se dy dekada në veri të Londrës, u rikthye të hënën mbrëma në “Emirates” për herë të parë që kur u largua nga pozita e trajnerit në vitin 2018.

Francezi ishte i pranishëm në ndeshjen që Arsenali e fitoi 3:1 kundër West Ham Unitedit.

Wenger është njëri prej figurave më të mëdha në historinë e klubi londinez. Si rezultat i kësaj, ka pasur prej kohësh thirrje që klubi të nderojë atë ashtu siç e meriton.

Dhe, sipas “Telegraph”, planet janë duke u zhvilluar për të ndërtuar një statujë jashtë stadiumit “Emirates”, potencialisht në vitin 2023.

Arsenali tashmë ka ngritur statuja të legjendave të klubit si Herbert Chapman, Tony Adams, Dennis Bergkamp e Thierry Henry, dhe tani është radha e 73-vjeçarit.

Trajneri nga Strasbourg është më i suksesshmi në historinë e “Topçinjve”.  Ai ka fituar në total 17 trofe; 3 tituj kampioni në Premierligë, 7 Kupa FA dhe 7 Superkupa të Anglisë.

Arsenali titullin e fundit të kampionit e mori në vitin 2004, kur trajner ishte Arsene Wenger.

Shpërndaje në: