Çka po ndodh me licensimin e FFK-së? – Flet Agim Ademi
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur për çështjen e licensimit të FFK-së që është bërë temë diskutimi në opinionin publik ditëve të fundit.
Ademi në një intervistë për kosovalive.net u shpreh se FFK do të licensohet dhe se nuk ka asnjë problem.
“Temë është bërë për shkak të rëndësisë së futbollit, përndryshe është temë që është bërë vetëm nëpër media e pakuptimt sepse FFK është në proces të licensimit. Licensimi bëhet përmes ligjit të sportit dhe udhëzimit administrativ. Është proces që po shkon për të gjitha federatat njësoj. FFK normalisht që është më vuluminoze dhe ka pasur shumë dokumente për të dërguar. Ne kemi aplikuar, na i kanë dërguar disa rekomandimet për disa çështje për Federatën e disa për klubet. Jemi në rrugë të mirë, i kemi përmirësuar ato që i kanë kërkuar dhe prape i kemi dorëzuar. Presim që në ditët në vijim që licensimi të ndodh”, u shpreh Ademi.
Tutje, ai foli për takimin e sotshëm që ka pasur të ndodh mes klubeve dhe FFK-së por që nuk ndodhi.
Ademi tha se është normal që ekipet janë të shqetësuara. Ai u shprehë se ka qenë në FFK ekipi që ka pasur të pres përfaqësuesit e klubeve. Ai u shprehë se takimi nuk ka ndodhur, pasi sipas tij, klubet e kanë për që licensimi është duke shkuar në rrugën e vetë dhe se nuk do të ketë ndonjë problem.
Ademi foli edhe për debatin që eskaloi në përplasje verbale mes trajnerit, Faruk Statovci dhe presidentit të klubit Trepça 89, Abedin Zeka.
“Unë s’i komentoj këto. Nuk mirrem me debate. Televizionet janë të pavarura, mediat janë të pavarura dhe mund të bëjnë debate të llojllojshme, edhe atëherë kur kanë apo s’kanë të drejt. Por, sigurisht nuk më vjen mirë të ketë debate të tilla të cilat degradojnë, por kam dëshirë të jenë të nivelit dhe kritikat të jenë të nivelit dhe lëvdatat duhet me qenë me vend. FFK nuk e ka përfaqësuar askush në atë debat. Nuk është mirë me ekzagjeru situata, sidomos me njerëz që përfaqësojnë ose paraqesin diçka në futboll”
Ai tha se vitin 2022 e cilëson shumë të suksesshëm në futbollin kosovar. Ademi tha se për vitin 2023 shpreson që të sigurojnë kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Kryetari i FFK-së në intervistë u shprehë se nuk merret me kritikat e komentet e njerëzve që nuk përfaqësojnë asgjë në futboll. Ai shtoi se është i lidhur me klubet, delegatët e Kuvendit dhe se është i interesuar që të krijoj sa më shumë kushte të mira ekonomike e infrastrukturale.
Ademi tha se kritikat dhe këshillat që ia bëjnë përfaqësuesit e futbollit, përkatësisht kryetarët e klubeve, i merr si të mirëqena.
“Çdo herë kur më kritikon ndonjë kryetar i klubit, nuk e kam me inat, e marr si të mirëqenë. Nëse nuk është mirë e sqarojmë. Atij i duket se duhet bërë ndryshe, i marr edhe këshillat dhe kritikat. Unë jam kryetar i tyre”, u shprehë ai.
INTERVISTA E PLOTË ME KRYETARIN E FFK-SË AGIM ADEMI: