Brazilianët e Real Madridit fillojnë stërvitjen, janë gati për ndeshje e fundit të këtij viti
Vinicius Junior, Eder Militao dhe Rodrygo Goes janë rikthyer te Real Madridi.
Treshja braziliane tashmë është rikthyer në stërvitje të plota.
Të tre futbollistët ishin pjesë e Brazilit në Kupën e Botës “Katar 2022”, aty ku u eliminuan në çerekfinale nga Kroacia.Shumicës së lojtarëve iu dhanë nga shtatë deri në dhjetë ditë pushim pas daljes nga Kupa e Botës dhe kthimit të plotë në stërvitje në Madrid.
Kësisoj, Vinicius, Eder dhe Rodrygo, pritet të jenë të gatshëm plotësisht për ndeshjen kundër Real Valladolidit, që do të zhvillohet më 30 dhjetor.
Sipas “SPORT”, të gjithë lojtarët e Real Madridit, të përfshirë në gjysmëfinale dhe në finale në Katar, nuk priten të kthehen përpara fillimit të vitit 2023.
😉🇧🇷🔙 ¡Mirad quiénes están de vuelta! pic.twitter.com/G6GT6IUgdF
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 26, 2022