Abedin Zeka tregon se a kishte përleshje fizike me Faruk Statovcin pas emisionit

Abedin Zeka tregon se a kishte përleshje fizike me Faruk Statovcin pas emisionit

Pas përfundimit të emisionit Kampionët në Kanal ’10’, thuhet ka pasur një përplasje fizike mes presidentit të Trepçës ’89, Abedin Zeka dhe opinionistit dhe trajnerit, Faruk Statovci.

Zeka dhe Statovci u panë që gjatë gjithë emisionit debatonin me tone të larta, madje edhe me fjalë të rënda ndaj njëri-tjetrit, shkruan Periskopi.

Por, Zeka thotë se nuk ka pasur përleshje me Statovicn por ka qenë vetëm fjalosje.

“Jo, nuk ka pasur përplasje fizike, vetëm fjalosje”, tha Zeka në deklarimin e tij të shkrutër për gazetën Blic.

Shikoni më poshtë videon nga momenti i debatit të ashpër në emision: VIDEO

Shpërndaje në: