Romano: Parisi asnjëherë nuk ka shprehur interesim për Joao Felix

Romano: Parisi asnjëherë nuk ka shprehur interesim për Joao Felix

PSG thuhet se nuk ka shprehur asnjëherë interesim për transferimin e Joao Felix.

Lajmin a ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizo Romano i cili tha se për sulmuesin e Atleticos interesim nuk ka shprhur ende kampioni francez, PSG, shkruan Periskopi.

Ndonëse Felix nuk është në radarin e tyre, Parisi pritet ta transferojë Milan Skirnarin e Interit.

“Paris Saint-Germain nuk ka hapur kurrë bisedime konkrete për të nënshkruar João Félix nga Atlético Madrid, ata ende nuk janë duke punuar në mënyrë aktive për ndonjë lëvizje në janar pasi fokusi kryesor do të jetë vera.

Milan Skriniar mbetet objektivi kryesor i PSG-së në vitin 2023”, shkruan Romano.

Shpërndaje në: