Gjyqtari i finales pranon se gaboi kur ndërpreu kundërsulmin e Francës
Gjyqtari i finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, Szymon Marciniak, ka pranuar se ka gabuar kur ndërpreu një kundërsulm të francezëve në minutat e fundit të ndeshjes.
Maricinaku ishte në qendër të vëmendjes pas përfundimit të finales. U kritikua se pranoi golin e Leo Messit në kohën shtesë, kur lojtarët rezervistë të Argjentinës hyrën në fushë. Por për këtë pati kundërpërgjigje. Polaku ka thënë se edhe kur Kylian Mbappe shënoi nga penalltia, rezervistët e Francës ishin në fushë.
Megjithatë, në një intervistë për mediumin polak Sport, Marciniaku ka pranuar se nuk duhej ta ndalte lojën kur Marcos Acuna shkaktoi faull.
“Sigurisht, ka pasur gabime në këtë finale. Kam ndërprerë kundërsulmin francez pas një ndërhyrjeje të keqe të Marcos Acunas. Kisha frikë se lojtari i faulluar donte të çlirohej dhe e lexova gabim sepse asgjë nuk ndodhi, dhe mund të jepje një avantazh dhe pastaj të kthehesha me karton. Është e vështirë. Në një lojë si kjo, unë e pranoj një gabim të tillë. E rëndësishme është që nuk ka pasur gabime të mëdha”, ka thënë Mariciniaku.