Vdiq ylli i hitit “Insomnia”

Vdiq ylli i hitit “Insomnia”

Maxi Jazz, këngëtari kryesor i grupit Faithless, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.

Muzikanti dhe DJ-i, emri i vërtetë i të cilit ishte Maxwell Fraser, ishte anëtari kryesor i grupit së bashku me Rollon dhe Sister Bliss.

Bliss ka thënë se ai vdiq “në mënyrë paqësore në gjumë” në shtëpinë e tij në jug të Londrës të premten mbrëma.
Grupi Faithless ishin të njohur për këngët ‘single’, duke përfshirë “We Come 1”, i cili arriti në tre vendet e para në listat më 2001 dhe hitin e kërcimit “Insomnia”, i cili u rendit i treti më 1996.

Faithless u krijua më 1995 dhe ishin pionierë të muzikës së kërcimit në stadium.

Shpërndaje në: