Zyrtare: Zekirija Ramadani largohet nga Gjilani
Zekirija Ramadani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit tek Gjilani.
Ka qenë vet Ramadani që ka njoftuar për largimin nga Gjilani, duke thënë se ka pritur 10 ditë për ndonjë ndryshim, por nuk ka parë asgjë dhe ka vendosur të largohet, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai pati një falënderim për të gjithë ata që u munduan ta mbajnë klubin, sidomos futbollistët.
“Mirupafshim SC Gjilani. Pas një periudhe tepër të vështirë erdhi edhe fundi. Para dhjetë ditëve FIFA shkëputi kontratën time me ekipin e Gjilanit, por unë deri sot kam pritur për ndonjë ndryshim të situatës në klub”.
“Pasi që nuk ka asnjë ndryshim, vendosa t’i jap fund pritjes dhe të mendoj për të ardhmen time si trajner. Falënderoj të gjithë ata që ishin afër klubit në këtë periudhë mjaft të vështirë. Posaçërisht falënderoj futbollistët, sepse ata, pavarësisht miliona problemeve, dhanë maksimumin dhe janë më meritorët që klubi i Gjilanit sot është në këtë pozitë”, ka shkruar Ramadani.