Barcelona afër marrëveshjes me Alonson për rinovimin e kontratës

Barcelona afër marrëveshjes me Alonson për rinovimin e kontratës

Barcelona është e përqendruar në sigurimin e mbajtjes së futbollistëve dhe nuk pritet të jetë aktive në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Mundo Deportivo”, klubi katalunas është afër marrëveshjes për me Marcos Alonson për rinovim të kontratës.

Spanjolli kaloi në “Camp Nou” gjatë verës si futbollist i lirë nga Chelsea.

Ai nënshkroi kontratë 1-vjeçare me kushte të ulëta për të siguruar që Barcelona mund ta regjistronte.

Alonso thuhet se e pranoi këtë me kushtin se do t’i ofrohej pastaj një kontratë e re.

Dhe, pas marrjes së dritës jeshile nga trajneri i skuadrës, Xavi Hernandez, filluan bisedimet me agjentin e lojtarit dhe tani ka vetëm edhe disa detaje për t’u finalizuar marrëveshja.

Kontrata e re thuhet se është 2-vjeçare.

32-vjeçari ka regjistruar 12 paraqitje me Barcelonë dhe ka shënuar një gol.

 

Shpërndaje në: