Guardiola për Phillips: Ai u rikthye me mbipeshë, nuk është në gjendje për të luajtur

Guardiola për Phillips: Ai u rikthye me mbipeshë, nuk është në gjendje për të luajtur

Pep Guardiola ka thënë se Kalvin Phillips u kthye në Manchester City me mbipeshë nga Kupa e Botës “Katar 2022”, atje ku mori pjesë me Kombëtaren e Anglisë.

Mesfushori pritej të ishte në skuadrën për ndeshjen në Kupën EFL kundër Liverpoolit, por ai nuk ishte i përfshirë fare në skuadër.

Guardiola fillimisht u tha gazetarëve se Phillips nuk ishte në formë, por tani ka dhënë një deklaratë tjetër.

“Ai nuk është i lënduar – ai erdhi me mbipeshë. Nuk e di [pse]. Ai nuk erdhi në gjendje për të bërë stërvitje dhe për të luajtur”, u shpreh spanjolli.

Guardiola gjithashtu tha se Phillips do të luajë kur të jetë i gatshëm plotësisht.

“Kur të jetë gati, do të luajë, sepse ne kemi nevojë për të, kemi shumë nevojë për të”, deklaroi trajneri i Man Cityt.

27-vjeçari iu bashkua “Qytetarëve” nga Leeds United gjatë verës, por ka bërë vetëm katër paraqitje në total.

Shpërndaje në: