Kuka: Kosova u kthye fuqishëm në top shtetet botërore

Kuka: Kosova u kthye fuqishëm në top shtetet botërore

Ekipi kosovar i xhudos e vazhdoi shkëlqimin e tij edhe në Izrael.

Kosova u përfaqësua në “Jerusalem Masters 2022” me katër garuese, prej të cilave, dy fituan medalje.

Distria Krasniqi u stolis me të artën, kurse Laura Fazliu me të argjendtën, ndërsa Nora Gjakova e Loriana Kuka u eliminuan më herët.

Sidoqoftë, kjo ishte një eksperiencë mjaft e suksesshme për xhudon kosovare duke e pasur parasysh se në garën e mbajtur në Izrael morën pjesë garuesit më të mirë të mundshëm të botës.

Trajneri Driton Kuka ndihet mjaft i kënaqur me këto rezultate, duke insistuar se Kosova kështu vazhdon të mbetet në majat botërore të xhudos.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e trajnerit më të mirë në botë në rrjetin social, Facebook.

 

Shpërndaje në: