Ndeshja Bjellorusi – Zvicër në Novi Sad të Serbisë, Sokoli: UEFA shihet se nuk i ka marr parasysh incidentet e fundit të Botërorit të Katarit 2022
UEFA tashmë ka vendosur që Bjellorusia ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024 ta zhvillojë në Novi Sad të Serbisë.
Bjellorusia ndeshjen e parë e zhvillon me Zvicrën pasi janë në të njëjtin grup, kështu Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari do të udhëtojnë drejtë Serbisë, shkruan Periskopi.
Bjellorusisë i janë vendosur sanksione të ashpëra kjo për përkrahjen e pushtimit rus të Ukrainës. Ajo nuk lejohet të luajë ndeshje në fushën e saj vendase, por do të duhet ta luajë çdo ndeshje në një vend tjetër.
Për të kuptuar më shumë se treshja e futbollistëve shqiptarë të Zvicrës a mund të jenë të rrezikuar nga kjo ndeshje që luhet në territoren e Serbisë duke e ditur të kaluarën, Periskopi ka biseduar me njohësin e futbollit dhe isht-trajnerin e njohur në vendin tonë, Bylbyl Sokolin.
Sokoli tha se UEFA nuk i ka marr seriozisht ato incidentet e Botërorit të Katarit dhe thotë se sigurisht që do të ketë provokime nga ana e serbëve.
“Shihet qartë që UEFA nuk i ka marr parasysh fërkimet që ndodhën në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës në Kampionatin Botëror të Katarit 2022. Me siguri se do të ketë provokime dhe kjo i takon Federatës zvicerane me i zgjidh këto problem. Në qoftëse Zvicra do të ketë në ekipin e saj, Xhakën, Shaqirin e Jasharin apo edhe ndonjë shqiptar tjetër, atërherë duhet sigurohen kushte shtesë për sigurinë e këtyre lojtarëve”, tha Sokoli.
Kujtojmë se dyshja shqiptare e Zvicrës i ishin akterët kryesorë për eliminimin e Serbisë në dy botëroret e fundit në fazën e grupeve. Më 2018, Xhaka e Shaqiri shënuan dhe festuan me shqiponjë. Edhe në ndeshjen e fundit në “Katar 2022”, takimi u përcoll me shumë incidente. Madje, Xhaka e festoi fitoren duke mbajtur vesh fanellën e futbollistit tjetër shqiptar të Zvicrës, Ardon Jashari. Serbët këtë e konsideruan provokim të rëndë. A do të jetë siguria në nivel për futbollistët shqiptarë?/Periskopi/