UEFA vendosi që Zvicra të luajë në Novi Sad edhe pse nuk është në grup me Serbinë

UEFA vendosi që Zvicra të luajë në Novi Sad edhe pse nuk është në grup me Serbinë

Pas përfundimit të Botërorit në Katar, kombëtaret do të pushojnë për pak kohë.

Evropianët do të jenë në aksion në muajin mars, kur edhe nisin kualifikimet për Kampionatin Evropian që do të luhet në Gjermani në vitin 2024.

Një nga ekipet kombëtare nën sanksione speciale për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës është Bjellorusia. Ajo nuk lejohet të luajë ndeshje në fushën e saj vendase dhe para tifozëve të saj, por do të duhet të luajë çdo ndeshje në një vend tjetër. Megjithatë, lëvizja e UEFA-s i befasoi vërtet tifozët e futbollit.

Përkatësisht, organizata ombrellë evropiane e futbollit përcaktoi që Bjellorusia ndeshjen e xhiros së parë do ta luajë në Novi Sad, ku aty do të jetë edhe Zvicra.

Shpërndaje në: