Sulmuesi i njohur ‘shpërthen’ ndaj kuzhinjerit turk: Kush dreqin je ti që po e prek Kupën e Botës?
Prania e ‘Salt Bae’, pronari i një restoranti i njohur luksoz, në momentet e festimeve të Argjentinës pas fitores së Botërorit, shkaktoi diskutime në botën e futbollit.
Për këtë reagoi edhe sulmuesi i njohur, Giuseppe Rossi, i cili kritikoi ashpër praninë e kuzhinierit në fushë pas përfundimit të finales Argjentinë – Francë.
“Salt Bae mund të më puthë b***ën. Ai donte gjithë vëmendjen duke prekur kupën, por kush dreqin je ti? 2 minutat e tua të famës kanë mbaruar”, ka shkruar Rossi në rrjetin social, Twitter.
#SaltBae can kiss my ass. Wanting all that attention and touching the cup. Who da fuq are you bro? You’re 2 minutes of fame are up. Next.
— GIUSEPPE ROSSI (@GiuseppeRossi22) December 21, 2022