Ademi: Nuk ka njeri në botë që mund ta ndalojë FFK-në të licencohet

Ademi: Nuk ka njeri në botë që mund ta ndalojë FFK-në të licencohet

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, i ka quajtur të pavërteta lajmet se FFK nuk është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporit.

Ademi tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se nuk ka njeri që mund ta ndalojë licencimin e kësaj federate.

Ai theksoi kjo federatë i ka dorëzuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme dhe se janë në pritje të një vendimi.

“Unë sot ju them këtu opinionit të futbollit dhe klubeve që mos të kenë merakun se nuk ka njeri në botë që mund ta ndalojë licencimin e federatës. Kjo për faktin se ne jemi shumë të drejt dhe i kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme”, tha Ademi.

I pari i FFK-së ftoi që të mos luhet me futbollin.

Shpërndaje në: