Parada e Messit me shokë, çmenduri në Buenos Aires, miliona njerëz pushtojnë rrugët

Parada e Messit me shokë, çmenduri në Buenos Aires, miliona njerëz pushtojnë rrugët

Çmenduri totale në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires. Miliona njerëz janë derdhur lumë nëpër rrugë për të festuar bashkë me heronjtë e Katarit Kupën e e tretë të Botës.

Autobusi i hapur me futbollistët bardhekaltër do të kalojë në pjesën më të madhe të qytetit, për të përshëndetur të gjithë tifozët që kanë dalë në rrugë.

Ndryshe nga sa është njoftuar më herët, kampionët e Botës nuk do të ndalen në sheshin e Obeliskut, por do të vijojnë paradën në rrugët kryesore të qytetit.

Shpërndaje në: