E fituan trofeun më të çmuar në botë – Lojtarët e Argjentinës gjetën kohë që në orën 6 të mëngjesit të luanin FIFA23

E fituan trofeun më të çmuar në botë – Lojtarët e Argjentinës gjetën kohë që në orën 6 të mëngjesit të luanin FIFA23

Lisandro Martinez dhe Cristian Romero festuan triumfin në Kupën e Botës, duke luajtur videolojëra në orën 6 të mëngjesit, pas një nate që pa dyshim nuk do ta harrojnë kurrë.

Nuk ishte befasi të dielën që argjentinasit ishin në një humor festiv, pasi penalltia e Gonzalo Montiel siguroi trofeun e tyre të tretë në Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Sergio Aguero arriti të hynte në fushë për të festuar me shokun e tij Lionel Messi.

Ju mund të imagjinoni në Katar lojtarët po kalonin kohën absolute të jetës së tyre, por kjo nuk i ndaloi disa nga lojtarët që të shijonin edhe videolojërat.

Në orën gjashtë të mëngjesit, mbrojtësit Martinez dhe Romero u kapën duke luajtur FIFA 23 në PlayStation 5, mënyra e përsosur për të festuar fitimin e trofeut numër një të FIFA-s.

Shikoni videon më poshtë:

VIDEO

 

Shpërndaje në: