Zbulohet se pse Argjentina vesh fanellën me vija bardhë dhe kaltër

Zbulohet se pse Argjentina vesh fanellën me vija bardhë dhe kaltër

Lionel Messi ngriti trofeun e Kupës së Botës të dielën pasdite, hera e tretë që Argjentina e fiton atë, por pse pikërisht argjentinasit kanë fanellën bardhë dhe kaltër.

Fotoja e Messit duke ngritur trofeun, pas fitores dramatike ndaj Francës, do të kishte qenë më ikonike nëse ai nuk do të mbulohej nga rrobat e Katarit që i ishin vendosur, shkruan Periskopi.

Disa mendonin se fanella e Kombëtares së tyre ishte mbuluar tërsisht nga veshja e Katarit dhe kjo nuk duhej të ndodhte.

Pseudonimi i skuadrës do të thotë ‘qielli dhe bardheblutë’ dhe padyshim vjen nga flamuri i tyre, i cili është ndryshe nga ngjyrat e veshura nga Gjermania dhe Holanda, të cilët veshin përkatësisht të bardhën dhe portokallinë.

Por pse pikërisht ato ngjyra shfaqen në flamurin kombëtar dhe më pas në fanellën e ekipit, ka një histori krejt interesante pas saj?

Faqja e Twitter e apasionuar pas historisë ‘The Cultural Tutor’, e cila është mjaft e mirë në shpjegimin e asaj.

Gjithçka kthehet në Perandorinë Bizantine, pjesë e Perandorisë Romake, kur bluja ishte një ngjyrë e shtrenjtë dhe ishte ngjyra e fisnikërisë.

Shën Maria shpesh vizatohej e veshur me blu, si një figurë e rëndësishme, një detaj që u bë i rëndësishëm në shekullin e 18-të, kur perandoria spanjolle sundonte Argjentinën.

Kur djali i mbretit të Spanjës pati një djalë, Mbreti krijoi Urdhrin e Karlit III, një shoqëri për ‘spanjollët e shquar’.

Pasi iu lut Shën Marisë që t’i jepte djalit të tij një fëmijë, Mbreti Charles bëri ngjyrat e urdhrit blu dhe të bardhë.

Kjo është historia e fanellave të Argjentinës në pika të shkurta./Periskopi/

Shpërndaje në: