Bayerni menjëherë interesohet për Martinezin e Argjentinës
Bayern Munichi raportohet se ka shprehur interesim për Emiliano Martinezin, portierin i cili shkëlqeu me Argjentinë në suksesin në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ai gjithashtu ishte edhe fitues i çmimit “Dorëza e Artë”, e cila i jepet portierit më të mirë të turneut.
Bayern Munichi nuk do të mund të llogarit në Manuel Neuerin për pjesën e mbetur të sezonit. Gjermani u operua pasi theu këmbën në skijim.
Kësisoj, kampionët gjermanë janë hedhur në kërkim të një portieri të ri. Dhe, sipas “Sky Sport”, Martinez është në listën e kandidatëve.30-vjeçari është pjesë e Aston Villas dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Përveç Martinezit, në listën e zëvendësuesve potencial të Neuerit është edhe portieri zvicera, Yann Sommer.