Çfarë ishte shiriti i kuq që Messi mbante në këmbën e tij gjatë finales së madhe të Botërorit?

Çfarë ishte shiriti i kuq që Messi mbante në këmbën e tij gjatë finales së madhe të Botërorit?

Lionel Messi mbajti një fjongo të kuqe gjatë finales së Kupës së Botës, ndërsa më në fund mori në dorë çmimin që i kishte munguar për shumë kohë.

Në Rusi në Kupën e Botës 2018, Messit iu dorëzua një fjong nga gazetari argjentinas, Rama Pantarotto pasi legjenda e Barcelonës humbi një penallti kundër Islandës. I përkiste nënës së gazetarit.

“Mamaja ime të do më shumë se ajo mua, unë mbaj shiritin e saj të kuq për fat të mirë”, i tha ai Messit.

Panaretto supozoi se megjithëse Messi e kishte pranuar, ai thjesht do ta kishte hedhur. Për kënaqësinë e tij, Messi i tregoi se e mbante atë rreth kyçit të këmbës së majtë pasi shënoi kundër Nigerisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

“Mami… Messi e veshi”, tha Pantarotto para kamerës, duke iu drejtuar qiellit.

Messit i pëlqeu ideja e fjongut me fat dhe ai ia dha një të tillë sulmuesit Philippe Coutinhos gjatë kohës së tij në Barcelonë në 2019.

Braziliani u pa ende duke e veshur atë kur nënshkroi për Aston Villa në janar të këtij viti. Por një numër i madh i lojtarëve të Argjentinës kanë mbajtur një shirit të kuq.

Gjtihashtu, Paulo Dybala konfirmoi se Messi i dha atij një para se të shënonte golin e tij të parë me fanellën e  Argjentinës.

Shpërndaje në: