Benzema pensionohet nga Kombëtarja e Francës

Benzema pensionohet nga Kombëtarja e Francës

Sulmuesi francez, Karim Benzema, ka njoftuar se është pensionuar nga Kombëtarja e Francës.

Lojtari i Real Madridit, që sot mbushi 35 vjet, në rrjetet sociale ka njoftuar se historia e tij me ekipin përfaqësues të Francës “ka përfunduar”, shkruan Periskopi.

“Unë kam bërë përpjekje dhe gabime për të arritur këtu ku jam sot dhe unë jam krenar. Unë kam bërë historinë time dhe tuajën dhe kjo tani ka përfunduar”, ka shkruajtur sulmues francez.

Marrëdhëniet në mes Kombëtares franceze dhe Benzemas u përkeqësuan pas një lëndimi muskulor që e lanë atë jashtë Kupës së BotëS në Katar, aty ku ekipi i tij humbi kundër Argjentinës në finale.

Ai dhe trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, nuk kanë fare raporte pasi që numri “9” u largua nga kampi francez në Katar. /Periskopi/

Shpërndaje në: