Pele me mesazh emocional për Argjentinën dhe Maradonan
Tri herë fituesi i Botërorit ende është në shëndet jo të mirë dhe po lëngon nga një sëmundje
Botërori, “Katari 2022” ka përfunduar dhe Lionel Messi me në fund është kampion botë, e cila gjë ka ndezur festime të çmendura në Argjentinë, por po ashtu atij i kanë ardhur urime të veçanta nga “O’Rei” (Mbreti), Pele, i cili kujtoi po ashtu edhe shokun e tij, Diego Maradona.
“Sot futbolli vazhdoi ta shkruaj tregimin e tij, si gjithmonë, në një mënyrë pasiononte. Fitorja e Botërorit të parë nga @leomessi, si e meritoi për trajektoren e tij”, shkroi Edson Arantes, (82), në faqen e tij në Instagram nga spitali në Sao Paulo ku ai është hospitalizuar për tri javë, edhe pse shëndeti i tij është përmirësuar.
Ai është i vetmi person në tërë planetin që ka fituar tre Botëror ((1958, 1962 dhe 1970) që ka uruar Argjentinën për fitoren e Botërorit të tretë, pasi që këtë trofe e ngriti Mario Kempes më 1978 dhe Diego Armando Maradona, i cili vdiq dy vite më parë, më 1986.
Pele nuk e harron Maradonën
“Diego, sigurt po buzëqesh tani”, shtoi Pele, i cili është duke luftuar kancerin në zorrën e trashë, të cilin e zbuloi shtatorin e vitit të kaluar.
Pele nuk harroi pa e përmendur edhe “paraqitjen e jashtëzakonshme” të Marokut, e cila u bë skuadra e parë afrikane që arriti në gjysmëfinale, ku ishte eliminuar nga kampioni në fuqi, Franca.