Cassano zhytet në pishinën e ftohtë për ta festuar fitoren e Messi

Cassano zhytet në pishinën e ftohtë për ta festuar fitoren e Messi

Antonio Cassano, i cili e ka pagëzuar djalin e tij me emrin e Lionel Messi, ka vendosur që ta festojë Botërorin dhe fitoren e Argjentinës me një zhytje në pishinën e ftohtë

Ish futbollisti i Italisë nuk e ka fshehur adhurimin e tij për Messi, kështu që ka shkuar edhe më larg duke ia vënë emrin djalit të tij, Lionel, ashtu sikurse e ka La Pulga.

Kështu që kur Messi shënoi dy herë në Botëror dhe e shënoi edhe penalltinë në finale dhe mposhti Francën pas barazimit 3-3, Cassano bëri diçka speciale.

“Është dy gradë Celsius, uji ngrin. VAMOS LEO! KAMPION BOTE, JE MË I MIRI NË HISTORI!”, SHKROI AI.

Messi po ashtu fitoi Topin e Artë të Botërorit mbrëmë.

 

 

Shpërndaje në: