Flet presidenti i Ukrainës para finales së Botërorit: Nuk ka kampionë në luftë, nuk mund të ketë barazim
Kanë mbetur edhe pak minuta deri te finalja e madhe e Botërorit mes Argjentinës dhe Francës.
Franca kërkon trofeun e dytë rresht në këtë kompeticion të madh, kurse Argjentina kërkon ta fitojë Botërorin e parë me Leo Messin, shkruan Periskopi.
Në ceremoninë hapëse të këtij Botërori përmes një videomesazhi është drejtuar edhe presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky.
“Përshëndetje të ngrohta nga Ukraina për të gjithë tifozët e futbollit, jetës dhe paqes. Unë e përgëzoj të gjithë planetin për finalen e Kupës së Botës.
“Sa herë që është, Ukraina përpiqet për paqen më shumë se çdo gjë tjetër. I kemi ofruar paqe formalisht botës, e kemi ofruar sepse nuk ka kampionë në luftë, nuk mund të ketë barazim”, tha mes tjerash Zelensky.