Numër i madh i tifozëve të Argjentinës pritet të jenë në finalen e madhe të Botërorit
Sipas asaj që raporton RMC Sport, diku rreth 40 000 – 50 000 tifozë pritet që të jenë prezent në Lusail Stadium për finalen e Botërorit kundër Francës sot.
Skuadra jug-amerikane ka pasur një prezencë të madhe në Botëror dhe tanimë do të jenë shumicë në finalen kundër Francës.
Po ashtu raportohet që një kontingjent argjentinas do të arrijnë me 4000 topa të fryrë dhe 6000 flamuj argjentinas si dhe një baner 10 me 40 metra i gjatë që do ta mbajnë ata për skuadrën e tyre.
Për Francën pritet që të këtë pothuajse fansa sa ishin flamujtë e Argjetinës në stadium – 6000 tifozë të Francës pritet të jenë prezent në ndeshjen në Lusail. Federata e Futbollit të Francës arriti të plotësojë kuotën e 3000 biletave për fansat e Les Bleus, të cilët shpresojnë se do ta shohin skuadrën e tyre duke fituar Botërorin për herë të dytë radhazi, pasi që e fituan në Rusi më 2018.