Pogba një video-mesazh për Francën para finales me Argjentinën
Mesfushori i Francës, Paul Pogba i ka dërguar një video-mesazh shokëve të tij të skuadrës para finales së tyre kundër Argjentinës.
Skuadra e Didier Deschamps ka për qëllim që ta rifitojë trofeun e Botërorit të dielën, kur Argjentina do të luajë në finale të Katari 2022. Pogba, i cili ka munguar në këtë garë për shkak të një lëndimi, ka dërguar një video-mesazh për Les Bleus para ndeshjes së madhe.
“E po djema. Për herë të dytë…në finale të Botërorit. Kjo është hera e dytë rresht. Nga këtu, ju jap tërë mbështetjen tim, më tërë forcën time”, tha ai. “Një finale, e dini, ju nuk i luani ato, ju i fitoni ato! Kështu që ju dëshiroj gjithë të mirat! Paçi fat! Po zotëri! Allez Les Bleus!”.
Franca do të jetë Kombëtarja e parë që nga viti 1962 që do ta fitonte dy herë radhazi Botërorin nëse ata mposhtin në finale Argjentinën.
Megjithatë, ata do të përballën me një Argjentinë të fortë që po i prin me sukses Lionel Messi në Katar. Kapiteni ka për qëllim që ta fitojë këtë trofe për herë të parë në karrierën e tij, pasi që kjo do të jetë më shumë gjasë paraqitja e tij e fundit në një Botëror.
Franca janë në finale të Botërorit për herë të katër dhe janë duke kërkuar që të jenë kombi i tretë që fiton dy Botërori një pas një, pas Italisë dhe Brazilit