Elon Musk – gazetarëve që i largoi nga Twitter: Mund të ktheheni, por me një kusht

Elon Musk – gazetarëve që i largoi nga Twitter:  Mund të ktheheni, por me një kusht

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, u ka ofruar mundësinë e rikthimit në platformë disa prej gazetarëve të cilët ai i ndaloi në Twitter, vetëm nëse ata i fshijnë statuset për të cilat ai në mënyrë të rreme pretendonte se ndanin vendndodhjen e tij “të saktë në kohë reale”.

Ky vendim i Musk erdhi pasi ai postoi një sondazh në profilin e tij personal i cili përfundoi të premten në mbrëmje me 59 për qind të pjesëmarrësve që votuan në favor të rikthimit të menjëhershëm të llogarive.

Musk kishte ndaluar të enjten Donie O’Sullivan të CNN, Ryan Mac të The New York Times dhe Drew Harwell të The Washington Post. Gazetari progresiv i pavarur Aaron Rupar, ish-prezantuesi i MSNBC Keith Olbermann dhe kolumnistja e Insider Linette Lopez u ndaluan gjithashtu, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit e dhanë verdiktin”, shkroi Musk të premten mbrëma pas sondazhit të tij, duke u zotuar të rivendoste llogaritë që ai kishte akuzuar në mënyrë të rreme për ndarjen e vendndodhjes së tij “të saktë në kohë reale”.

Por ndërsa llogaritë u bënë të shikueshme publikisht të shtunën, gazetarëve në fakt iu ndalua të postonin derisa të fshinin postimit për të cilat Musk kishte pretenduar se shkelnin rregullat e Twitter.

Në të kaluarën, Twitter kishte kërkuar heqjen e statuseve të cilat shkelnin rregullat në mënyrë që përdoruesit të rifitonin qasjen në llogaritë e tyre, por gazetarët në këtë rast kundërshtojnë fuqishëm se postimet e tyre shkelnin rregullat e Twitter.

O’Sullivan dhe Harwell të shtunën në mëngjes i thanë CNN se nuk kishin rënë dakord të fshinin postimet në Twitter dhe në vend të kësaj zgjodhën një opsion për të apeluar vendimin.

“Është gazetari,” shkroi Harwell në apelin e tij, një kopje e së cilës iu dha CNN. Harwell shtoi se statusi i tij nuk përfshinte një “link me informacionin privat të askujt”.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Moti sot: Shi e erëra të forta

Reshje shiu përfshijnë vendin orëve të hershme të mëngjesit ditën e enjtë, derisa gjatë ditës…

Reali është Real dhe nuk bëhet tjetër, eliminon Atleticon pas penalltive – kualifikohet në çerekfinalen e Champions

Penalltitë kanë vendosur çerekfinalistin e fundit të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Rezultati pas…

Lista e plotë e PS-së, këta janë kandidatët zyrtarë në zgjedhjet e 11 majit

Është publikuar lista e plotë edhe me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste Kjo është…

Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, raportohet për disa vetura të dëmtuara

Në lagjen Dardania të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “Ilaz Kodra”, sonte si pasojë e motit…

Paralajmëron Trump: Pasoja financiare nëse Rusia refuzon armëpushimin në Ukrainë

Donald Trump ka thënë se mund të godasë financiarisht Rusinë, ndërsa presidenti i Ukrainës e…

Ushtarët amerikanë të këmbësorisë në një patrullim rutinor me helikopter në kufirin mes Kosovës me Serbinë

Ushtarët e aviacionit amerikan të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR…

Kush mund ta ndal këtë njeri – Mbappe me stil merr penallti, Vinicius e huq

Reali e ka humbur shansin e tyre të artë për ta barazuar rezultatin ndaj Atletico…

“Deklaratat e Ruttes alarmante” – Haradinaj thotë se ShBA është garant i sigurisë në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka cilësuar si alarmante deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm…