Vdes trajneri serb, Sinisha Mihajlovic

Vdes trajneri serb, Sinisha Mihajlovic

Ish-futbollisti serb, Sinisha Mihajlovic, ka vdekur në moshën 53-vjeçare.

Reprezentuesi i Jugosllavisë ka kohë që po vuante nga kanceri, raporton The Sun.

Si lojtar, Mihajlovic përfaqësoi Jugosllavinë në Kupën e Botës 1998 dhe Euro 2000.

Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali, duke luajtur për Interin, Roma, Lazio dhe Sampdoria.

Në një deklaratë të Serie A thuhet se janë të pikëlluar me vdekjen e tij.

“Seria A është thellësisht e pikëlluar për vdekjen e Sinisha Mihajlovic, një ikonë e futbollit dhe jetës.

Klasa e tij e pastër si futbollist dhe trajner, forca dhe humanizmi i tij janë një shembull që lë gjurmë të pashlyeshme në futbollin italian dhe atë botëror”.

Shpërndaje në: