Infantino: Botërori i ri i Klubeve do të jetë me 32 ekipe
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka njoftuar për krijimin e një Botërori të ri për Klube, që do të luhet çdo katër vjet, me 32 ekipe.
Edicioni i parë do të jetë në vitin 2025, me vendin nikoqir që mbetet ende për t’u përcaktuar.
“Kupa e re e Botës për Klube për meshkuj do të zhvillohet në vitin 2025 dhe do të ketë 32 ekipe”, tha Infantino në një konferencë shtypi në Doha.
“Turneu me 32 ekipe do të vazhdojë, duke e bërë atë si një Kupë Bote”, shtoi i pari i FIFA-s.
Infantino deklaroi gjithashtu se do të ketë Kupën e Botës për Klube edhe për femra, me detaje për formatin, datën dhe numrin e pjesëmarrësve që do të përcaktohen më vonë.