Pse Konate dhe Kounde nuk festuan me shokët e skuadrës kalimin në finale të Kupës së Botës?
Jules Kounde dhe Ibrahima Konate munguan në festën e Francës pas ndeshjes pasi arritën në finalen e Kupës së Botës.
Skuadra e Didier Deschamps fitoi 2-0 ndaj Marokut të mërkurën në mbrëmje për të vulosur paraqitjen e tyre të dytë radhazi në finale, shkruan Periskopi.
Golat e Theo Hernandez dhe Randal Kolo Muani ishin të mjaftueshme për të siguruar një takim me Argjentinën të dielën pasdite.
Ishte një fitore komode për Francën, e cila bëri dy ndryshime nga fitorja çerekfinale ndaj Anglisë.
Dayot Upamecano dhe Adrien Rabiot ishin të sëmurë, gjë që i dha Konate dhe Youssouf Fofana mundësinë për t’u inkuadruar.
Lojtari i Liverpool-it, Konate bëri paraqitje fantastike me Frncën në qendër të mbrojtjes bashkë me Varane.
Kounde vazhdoi turneun e tij të shkëlqyer si mbrojtës i djathtë, një pozicion me të cilin është ndjerë rehat në Barcelonë këtë sezon.
Të dy lojtarët nuk ishin në gjendje të shijonin festëme shokët e skuadrës menjëherë pas fishkëllimës së plotë.
Konate dhe Kounde u ndaluan për ta brën testin antidoping.
“Ne as nuk mund të festojmë,” tha Konate teksa filmonte shokun e tij të skuadrës brenda stadiumit Al Bayt. “Është e keqe,” u përgjigj një Kounde.